Paniku nga tërmetet, mesazhi i fortë i Dom Gjergj Metës: Mos ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë, dielli lindi përsëri

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 10:58

Pas panikut dhe frikës të përhapur mes shqiptarëve mbrëmjen që kaluam, drejtuesi i Dioqezes së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka bërë thirrje për qetësi.

Dom Gjergj Meta ka shpërndarë një mesazh në të cilin shkruan se e nesërmja nuk është në dorën tonë dhe jeta jetohet sot.

Më tej, Dom Gjergj Meta thotë se 'pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.'

Ajo që ka dashur të transmetojë drejtuesi i Dioqezes së Rrëshenit është që këto fenomene nuk janë në dorën tonë, ajo që është në dorën tonë është që të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Në fillim të postimit të tij, ai shkruan se nuk duhet ngatërruar ligjësia me ligësinë.

Postimi i plotë:

Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë

Të dashur miq,

pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.

Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.

Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin!

Ditë të bukur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit