Frika nga tërmeti ‘apokaliptik’, edhe durrsakët deri pas mesnatës të gjithë jashtë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 10:27

Pas panikut të përhapur ditën e djeshme në lidhje me një tërmet 'shkatërrues' që do të godiste vendin, situata në qytetin e Durrësit duket se është qetësuar.

Në “Niko Dovana”, vijojnë të qëndrojnë ende dy familje durrsake, pasi tërmeti iu ka shkatërruar banesat.

Por, gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” se deri pas mesnatës stadiumi i Durrësit ka qenë i mbushur plot me njerëz. Sipas tij, durrsakët i lanë shtëpitë mbrëmjen e kaluar pas alarmit të rremë të shpërndarë në rrjetet sociale se tërmeti 6 ballësh do të godasë vendin.

Të alarmuar dhe në panik nga lajmi, ata janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke mbushur stadiumin. Si duket, qytetarët janë larguar nga stadiumi pas mesnatës, duke u kthyer një pjesë nëpër shtëpi dhe një pjesë tjetër te të afërmit e tyre.

Kujtojmë këtu se edhe rrugët e sheshet e Tiranës u mbushën plot me njerëz të frikësuar natën e kaluar pas orës 22.00.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit