JOQ Albania
Home

La burrin për politikanin problematik, i shoqi i Rudinës i sqaron të gjitha
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/09/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit në media po qarkullon lajmi se Rudina Dembacaj është duke u ndarë nga bashkëshorti për shkak të një tradhtie të mundshme nga ana e saj. Për Dembacajn u tha se po frekuentohej me një politikan të njohur dhe problematik, por emri i tij nuk u bë kurrë publik.

Ndërkaq, pasi lajmi bëri jehonë në media, Rudina nuk tha asnjë fjalë për këtë situatë. Ditën e djeshme ka qenë bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ai që ka thyer heshtjen përmes një publikimi në Instagram.

Pas aludimeve për divorc, Aleksandër Varfaj publikoi në InstaStory një video ku Rudina shfaqet me këtë të fundit dhe vajzën e tyre, Viktorian në një park lojërash.

Për të konfuzuar më shumë mediat rozë, Aleksandri ka vendosur mbi video edhe dy zemra për të treguar raportin e tyre të afërt.

Image

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/