Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë mëngjesin e së hënës.
Kësaj radhe, një automjet ka përplasur keq një këmbësor. Si pasojë e plagëve të marra, raportohet se këmbësori ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hajmel, bashkisë së Vaut të Dejës.
Raportohet se burri me iniciale Z.U., banues në Hajmel, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.
Foto ilustruese