Videoja epike e Eni Çobanit: Paskam qenë e duruar shumë, po ç’e do atë burrë moj?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2019, 08:54

Një video humoristike por edhe dramatike në të njëjtën kohë, është duke qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale. Në të tregohet një pjesë e vogël nga një prej seancave të “Shihemi në gjyq”, që jepet çdo të dielë në TV Klan. Në të, avokatja Eni Çobani shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.

Ajo nuk është e vetpërmbajtur, por shpërthen kundrejt një zonje, e cila ka ardhur në seancë pajtimi me një tjetër zonjë. Dy gratë zihen e debatojnë me tone të larta për një burrë.

Sonila bashkëjetonte prej 23 vitesh me një burrë të martuar, me të cilin kishte edhe një djalë. Ajo kishte ardhur për t’u përballur me bashkëshorten e partnerit të saj dhe vajzën e tyre, Denisën.

Sonila kërkonte nga partneri atësinë e djalit, mirëpo situata në studio është agravuar dhe Eni Çobani s’e ka përmbajtur dot veten, duke i thërritur zonjave.

Ajo dëgjohet të thotë:

Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar, të lutem shumë! Po të zihesh për një burrë, po s’ia vlen moj zonjë! Po nuk zihet njeriu për një burrë! Po ç’e do atë burrë moj aman! Po s’duhet ai burrë moj! O Sonila, po s’ke ç’e do atë burrë moj!”

Video e juristes po bën sot xhiron e rrjetit, ndërsa vetë znj. Eni e ka ndarë me ndjekësit në Instagram këtë rast, duke shkruar krahas postimit:

Kam lexuar çdo mesazh, kam percjell çdo mendim dhe opinion te secilit prej jush qe ndjete dhe shkruajtet ashtu siç menduat dhe une respektoj mendimin e gjithsecilit prej jush te njohur apo te panjohur prej meje ju jeni te gjithe miqte e mi. Tani dua tju them vetem dicka te dalesh ne publik dhe ta besh jeten tende nje objekt bisede te cdokujt nuk eshte e lehte keshtu qe ne radhe te pare te frenohemi kur fyejme protagonistet dhe per me teper mendimet mbi jeten e tyre dhe veshtiresite qe ato kane kaluar ne skemi asnje te drejte qe ti denigrojme.Ju lutem kush shan dhe fyen patjeter qe do fshihet eshte i respektuar kushdo qe jep nje opinion si ta shendoshim dhe zgjidhim situaten. Faleminderit per mirkuptimin!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit