Sizmologu komenton deklaratën e grekut: S’ka vend për panik, më e keqja kaloi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2019, 08:25

Teksa qytetarët e Tiranës e Durrësit kanë kaluar natën në panik, shumë prej tyre janë larguar nga këto qytete e të tjerë kanë fjetur jashtë banesave, pas lajmit të rremë për tërmet shkatërrimtar, sizmologu Llambro Duni ka thënë fjalën e tij.

Ndërsa bëri thirrje për qetësi dhe komentoi deklaratat e sizmologut grek, Duni u shpreh se fjala e kolegut ishte keqinterpretuar. Sipas ekspertit, organet e shtetit helen, por dhe vendet fqinje nuk kanë dhënë asnjë sinjal për një termet të fuqishëm.

Për Llambro Dunin ngjarja e fuqishme ishte termeti i parë dhe lëkundjet në vijim janë pjesë e procesi të normalizimit të situatës.

Risultati immagini per llambro duni

Llambro Duni

Ai tha nga godina e Kryeministrisë:

Tërmetet nuk mund të parashikohen. Unë e kam dëgjuar deklaratën e sizmologut grek dhe ai nuk ka thënë asgjë të tillë, që pra që do ndodhë një tërmet i përmasave të tilla. Nuk ka asnjë njoftim dhe asnjë komunikatë nga asnjë organ i vendeve fqinj, që të na mund të na japë indicien më të vogël se ne mund të presim një goditje tërmetore më të fuqishme. Unë deklaroj se i gjithë departamenti i IGJEUM është në punë dhe nuk ka vend për panik e them me bindje. Ngjarja e fuqishme, ishte ajo që ishte. Ajo kaloi dhe në vazhdim presim që kjo dukuri në vijmësi të vij duke u shuar, deri në momentin që pllakat tektonike të stabilzohen dhe në të kemi kthim në situatë normale”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit