Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 23 shtator 2019

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23.09.2019, 07:21

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 23 shtator 2019.

Dashi

Këtë javë, të lindurit e kësaj shenje do të mund të qartësojnë disa pyetje, të cilat kanë kohë që i mendojnë. Ndoshta nuk do të mund të gjeni përgjigje për gjithçka, por do të ndiheni më të qetë.

Demi

Ka gjasa të takoheni me një mik të vjetër, me të cilin keni kohë pa u takuar. Do të qëndroni gjatë dhe do të bëheni nostalgjikë, duke kujtuar shumë momente nga e kaluara. Gjithsesi, mos harroni që keni shumë punë përpara, gjë të cilën nuk duhet ta neglizhoni.

Binjakët

Do të ndiheni mirë sot si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Në punë ka gjasa që të vlerësoheni nga drejtuesit dhe t’ju besohet një detyrë e rëndësishme. Në aspektin personal, partneri/ja juaj do t’ju mbështesë rreth një çështjeje që keni hezituar ta ndani deri më tani.

Gaforrja

Ka gjasa të takoni miq të mirë këtë të hënë, me të cilët do të argëtoheni pa masë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi jo çdokush do të tregohet dashamirës ndaj jush. Ekziston gjithashtu mundësia që dikush në punë me të cilin/ën nuk keni komunikimin e duhur, të tregohet mjaft i/e arsyeshme.

Luani

Mund të merreni me disa çështje gjatë ditës së sotme, që nuk ju përkasin. Mund t’ju duket e çuditshme, por shumë persona do ta mirëpresin këtë. Do të kaloni mjaft mirë me familjen tuaj dhe bisedat me ta do të mbizotërohen nga të qeshurat.

Virgjëresha

Do të eksperimentoni me stilin tuaj teksa do të jeni të pranishëm në një event. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë dhe të rrisni besimin në vetvete. Bëni kujdes gjatë komunikimit me një grup personash, pasi një fjalë e pamenduar mirë mund t’ju prishë qetësinë.

Peshorja

Java do të nisë nën ritmin e duhur, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Bëni mirë që të organizoheni, pasi Dielli do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj dhe do ju fuqizojë. Sa i takon dashurisë, Hëna do jetë në krahun tuaj.

Akrepi

Komunikimi me partnerin/partneren do të jetë shumë më i qartë. Madje, ekziston mundësia t’u riktheheni momenteve romantike, sidomos ato çifte që mund të kenë qenë në një periudhë të errët. Beqarët e kësaj shenje që janë në kërkim të dashurisë, këshillohen të mos heqin dorë nga qëllimi i tyre.

Shigjetari

Do të përpiqeni të ndryshoni diçka në sjellin tuaj, për të cilën po kritikoheni vazhdimisht. Njerëzit rreth jush do t’ju mbështesin dhe do t’ju japin kurajë. Bëni kujdes me shëndetin dhe ushtrohuni vazhdimisht fizikisht!

Bricjapi

Edhe pse i doni shumë miqtë, do ta keni paksa të vështirë të balanconi kohën për veten dhe për ta. Do ta keni të nevojshme të hartoni një plan për ditën e sotme, e cila parashikohet mjaft e ngarkuar. Ruani qetësinë dhe mos u nxitoni gjatë detyrave të rëndësishme.

Ujori

Mund të shqetësoheni për shkak të një lajmi, që mund të merrni gjatë kësaj të hëne. Ndoshta do të ketë lidhje me të kaluarën tuaj. Gjithashtu, mund të ketë momente që do të mbeteni pa fjalë në situata të caktuara, por persona rreth jush do t’ju ndihmojnë të gjeni fjalët e duhura.

Peshqit

Mund të ndiheni paksa të shpërqendruar, por do të jetë situatë kalimtare. Partneri/partnerja juaj mund t’ju bëjë një ftesë për të shkuar në një vend të veçantë. Mos hezitoni të merrni një vendim, nëse ndiheni plotësisht të sigurt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit