Lajmi i rremë për termetin "apokaliptik" që ishte parashikuar të godiste vendin mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, u shpërnda me shpejtësi marramendëse në rrjet, duke shkaktuar tmerr dhe panik tek qytetarët.
Mijëra qytetarë braktisën banesat, të tjerë morën makinat dhe u "arratisën" drejt Tiranës, për t'i shpëtuar tërmetit të presupozuar.
Megjithë thirrjet e sizmiologëve se ky njoftim ishte i rremë dhe se tërmetet nuk mund të parashikohen, ende qytetarët të shumtë, të "pushtuar" nga frika, vijojnë të mbeten jashtë.
Lidhur me këtë situatë të paprecedentë ka reaguar edhe Qendra Sizmiologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC).
Përmes një postimi në Twiter, EMSC iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mos mashtrohen nga askush që pretendon se mund të parashikojë tërmetet.
Sipas EMSC, tërmetet kurrë s'mund të parashikohen dhe qytetarët shqiptarë duhet të rrijnë të qetë.
Reagimi i plotë: