E paprecedentë në historinë botërore, mijëra qytetarë po “arratisen” nga Tirana pas lajmit të rremë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2019, 00:11

Ka mjaftuar shpërndarja e një lajmi të rremë që mijëra qytetarë të braktisin banesat e të dalin në rrugë në pritje të tërmetit "apokaliptik" që parashikohej të godiste vendin në orën 23:30.

Njoftimi u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë që të mëdhenj e të vegjël të "pushtojnë" rrugët e Tiranës dhe Durrësit.

Ora 23:30 kaloi, asgjë nuk ndodhi, por sërish qytetarët vijojnë të jenë në të mbërthyer nga frika.

Si asnjëherë tjetër, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur me qindra mesazhe që tregonin panikun që mbretëron në dy qytetet më të mëdha të vendit.

Në dalje të Tiranës me mijëra makina duke u "arratisur" nga kryeqyteti drejt qyteteve "më të sigurta".

Ndonëse pati thirrje edhe në media që asgjë nuk do të ndodhte, lajmi i "parashikimit të sizmiologut grek" për tërmetin "apokaliptik" që do të shkundte vendin kishte marrë dhenë.

Një popull i tërë, i ngritur në këmbë nga një njoftim i rremë, ndoshta mund të jetë hera e parë që regjistrohet si rast, jo vetëm në Europë, por dhe në botë.

Qytetarët duhet të jenë të informuar se tërmetet kurrë nuk mund të parashikohen dhe nuk duhet të besojnë çdo njoftim nga persona dashakeqë, që kërkojnë të përhapin panik dhe tmerr.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit