“Tërmet 6 ballë në orën 23:30?”, sizmologu i njohur qetëson qytetarët: Janë mashtrime!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 23:24

Një mesazh është përhapur me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë të lemerisur.

Sipas këtij njoftimi thuhet se një sizmiolog grek ka parashikuar se Shqipëria do të goditet nga një tërmet 6 ballësh në orën 23:30 të mbrëmjes së sotme.

Në një lidhje telefonike për "News 24", sizmiologu i njohur, Rrapo Ormeni, theksoi se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi këto janë mashtrime që bëhen nga njerëz dashakeqë.

Ormeni shtoi se tërmetet nuk mund të parashikohen, si dhe nuk do të ketë më lëkundje të madhe 5.8 ballë, por veç lëkundje të vogla, pa rrezik për qytetarët.

Ai tha:

Ky është thjesht një mashtrim nuk mund të parashikohet tërmeti. Janë lajme mashtrimesh. Ndërsa tërmetet 4 deri 5 janë normale, për të vendosur në ekuilibër zona sizmologjike ku u ndje tërmeti kryesor. Këto janë lëkundje të lehta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Do të ketë edhe pas-goditje. Nuk do ketë më lëkundje të madhe 5.8. Lëkundje të vogla do të ketë, por nuk do të ndihen, janë pa rrezik për qytetarët."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit