Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë, vetëm pak minuta më parë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km në Veri-Perëndim të Tiranës, ndërkohë magnituda e tij ishte 4.5 ballë e shkallës Rihter.
Tërmeti ka rikthyer sërish panikun dhe frikën tek njerëzit, të cilët kanë filluar të dalin jashtë banesave.
Deri më tani, ende nuk ka raportime për dëme ose persona të lënduar.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 22:08.
Kujtojmë këtu se tërmeti i djeshëm shkaktoi lëndimin e mbi 100 personave si dhe dëmtoi qindra banesa.