Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnjë-Fier.
Mësohet se një kamion dhe një makinë janë përplasur në afërsi të qytetit të Fierit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.
Siç shihet dhe në foton e dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar në vendngjarje, makina e përfshirë në aksident ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale në pjesën e përparme të saj.
Pritet njoftimi zyrtar i Policisë, i cili do të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen.