Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Texas të SHBA-së.
Sipas mediave amerikane, viktima është identifikuar si 52-vjeçari, Mark Dudaj.
Ai humbi jetën pasi u bllokua brenda makinës së tij gjatë stuhisë që përfshiu qytetin Beaumont, i zënë në befasi nga niveli i lartë i ujit.
Dëshmitarë në vendngjarje gjetën kamionin e tij të braktisur te milje në perëndim të Beaumont dhe më pas lajmëruan autoritetet policore të Teksas-it.
Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi drejt makinës, por fatkeqësisht 52-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë.
Pak çaste përpara se të ndërronte jetë, Dudaj ishte duke filmuar live në "Facebook", situatën e paraqitur nga përmbytjet.
Përmbytjet e fundit në Teksas kanë shkaktuar edhe 4 viktima të tjera.
Këto janë dhe pamjet e fundit të filmuara nga shqiptari: