Kujtohet sot për qytetarin që ka dy vite me sytë nga qielli, si po përfiton Sandër Lleshaj nga pasojat e tërmetit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 18:59

Mbi 100 persona mbetën të lënduar dhe qindra banesa u dëmtuan nga tërmeti i ditës së djeshme që goditi Shqipërinë, epiqendra e të cilit ishte në qytetin e Durrësit.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter dhe goditjet e tjera të mëvoshme që e pasuan atë, shkaktuan panik frikë dhe panik tek qytetarët, sidomos në qytetin e Durrësit dhe Tiranës, ku dhe pasojat ishin më të mëdha.

Nga ana tjetër, qeveria po përpiqet ta paraqesë situatën nën kontroll, por jo gjithçka është ashtu siç duket.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar sot në rrjetet sociale disa foto nga shtëpia e një qytetari në Porto Romano.

Sipas ministrit, shtëpia e Zef Balës ishte më e prekura nga dëmet e tërmetit, dhe ai i kishte kërkuar me insistim që të largohej prej aty.

Por shtëpia e Zef Balës ka që prej 2 vitesh e rrënuar dhe shteti nuk ka vënë asnjë dorë. "Faxweb.al", e ka publikuar si rast shtëpinë e Zefit, në fundin e vitit 2017, por për të qeveria Rama nuk u kujtua dhe as i gjetën nje strehë më të sigurtë.

Shteti për Zefin mendoi për ti bërë legalizimin një shtëpie që cdo ditë zgjohej me avancim të carjes së mureve, ndërsa gjysma e banesës ishte shembur duke e lënë gjysmën tjetër me themele të hapur.

Zefi tregonte asokohe se kishte blerë hallin me lek, për të ndërtuar një shtëpi që shumë shpejt mund të shembej mbi të dhe familjarët e tij.

Ministri Lleshaj u kujtua në rast tërmeti për të “vjedhur” vëmëndjen e të gjithëve, duke i treguar qytetarëve se po punohet dhe se qeveria është me ta.

Por kjo propagandë, sa për sy e faqe, nuk ja zbehin Zefit vitet që ka kaluar në atë shtëpi të rrënuar dhe as frikën për jetën e fëmijëve të tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit