Mesazh i koduar për Stresin? Keisi publikon momentin prekës: Ti e njollose dashurinë tonë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 18:25

Prej kohësh në mediat rozë përflitet se reperi Stresi është ndarë nga partnerja e tij, Keisi.

Ndonëse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga një prej palëve, disa detaje kanë ngritur dyshime të forta se ata i kanë dhënë fund dashurisë së tyre.

Së fundmi, Keisi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të një seriali turk, i cili flet për një dashuri të ndaluar.

Ajo ka postuar një fragment nga seriali "Hercai", ku aktorja kryesore i thotë personit të zemrës:

Ti e njollose dashurinë tonë. Edhe po të doje nuk do të mund ta rishkruaje sërish këtë dashuri."

Nuk mund të themi nëse ky është një mesazh i koduar për reperin, por fakti që ata kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë në rrjetet sociale tregon se çdo gjë mes tyre ka marrë fund.

Madje së fundmi është mësuar se Keisi ka fshirë edhe unazën e martesës që mbante në gishtin e dorës së majtë.

Kujtojmë se Keisi ka shkuar drejt Kanadasë për të ndjekur studimet e larta, ndërsa Stresi po jeton në Kosovë aktualisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit