Tërmeti zbuloi që ka ende njerëz fisnikë në Shqipëri, berberi “hero” rrëmben fëmijën dhe e nxjerr jashtë nga salloni

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 17:45

Përveç lëndimeve të mbi 100 personave dhe dëmeve të shumta materiale, tërmeti i djeshëm që shkundi vendin, krijoi panik dhe tmerr tek qytetarët.

Në redaksinë e JOQ Albania mbërritën me qindra foto e video të kapura nga kamerat e sigurisë, që tregonin reagimin e qytetarëve në momentin kur sapo toka nis të dridhet papritmas.

Pa u menduar dy herë dhe në mënyrë instiktive, qytetarët shihen teksa dalin me vrap nga ambientet e mbyllura, për t'iu shpëtuar lëndimeve të mundshme.

Në një prej videove të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një berber ka bërë një gjest heroik vërtet për t'u admiruar në ato momente paniku që shkaktuan lëkundjet e fuqishme.

Më berberhanen e tij, ai kishte një klient fëmijë, të cilin nuk e "harron", por e merr në krahë për të dalë së bashku me të nga salloni.

Ky gjest tregon më së miri se në vendin tonë ka ende njerëz empatikë dhe fisnikë.

View this post on Instagram

Berberi hero‍♂

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on Sep 21, 2019 at 2:02pm PDT

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit