E turpshme/ Veliaj del sërish blof me propagandën, përdor foto të vjetra edhe për rastin e tërmetit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 17:25

Pasditen e djeshme Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter, i cili u pasua nga shumë lëkundje të tjera, ku më e fuqishmja ndodhi 8 minuta pas goditjes së parë dhe ishte me magnitudë 5.2 ballë e shkallës Rihter.

Lëkundjet e fuqishme shkaktuan mbi 100 persona të plagosur me lëndime të lehta si dhe dëme të shumta materiale, në ndërtesa, apartamente, shtëpi banimi dhe objekte të tjera, kryesisht në qytetin e Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit dhe në Tiranë.

Tërmeti u cilësua nga IGJEUM si më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Lidhur me tërmetin e fuqishëm, ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili pasi "iu qau hallin" për dy muaj rresht banorëve të kryeqytetit për mungesën e ujit të pijshëm, së fundmi ka vendosur të shprehë "gatishmërinë" e tij ndaj të prekurve nga tërmeti.

Veliaj ka publikuar në faqen e tij të "propagandës" në "Facebook", se tek Bashkia e Tiranës është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Ai shkruan:

Aktivitetet për fëmijët 👫 do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën! ❤ Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh. 🛍 #TiranaStrong 💪

Mirëpo fotot e përdorura në këtë postim, rezultojnë të jenë ato që jenë realizuar disa muaj më parë, për t'iu ardhur në ndihmë banorëve të Qarkut të Korçës, të cilët u prekën nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti.

Që Veliaj e përdor propagandën e tij thuajse në çdo postim dhe dalje të tij në media, kjo nuk përbën diçka të re, por që të përdorësh propagandën edhe në një fatkeqësi natyrore si kjo, është vërtet diçka e neveritshme dhe fyese ndaj qytetarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit