Kaluan natën jashtë, çifti i moshuar tregon tmerrin nga tërmeti: Ishte llahtar, u bllokuam në ashensor

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.09.2019, 15:47

Lëkundjet e forta nga tërmeti kanë frikësuar qytetarë të të gjitha moshave. Të trembur nga lëkundje të tjera shumë persona e kanë kaluar natën jashtë shtëpisë së tyre.

Edhe një çift i moshuar në Durrës kanë kaluar mbrëmjen jashtë.Çifti i moshuar ka treguar për News24 tmerrin e përjetuar nga tërmetet, teksa ka treguar se si ishin bllokuar në ashensor. Dy të moshuarit treguan se jetonin vetëm në banesë, kur një zhurmë e llahtarshme i ka goditur.

E strehuar në çadër e moshuara tha:

“Ishim dy pleq, tërmeti ishte shumë i madh. Ne donim të dilnim, nuk dolëm dot, ngelëm brenda në ashensor, pastaj u hap dera, kur mbaroi tërmeti. Por, shyqyr shpëtuam. Sot kishim lëkundje përsëri, ndaj u detyruam të vinim këtu. Mbrëmë qëndrua te stadiumi, në të ftohtë, deri në 2 të natës. Sa vajtën në shtëpi ra tërmeti sërish, dolëm dhe erdhëm të stadiumi”.

Pyetje: A keni përjetuar ndonjë tërmet të përmasave të tilla?

Para 30 vitesh. Ishte një zhurmë e llahtarshme dje. Frikë e tmerrshme, e paimagjinuar. Mezi dolëm nga ashensori.

Pyetje: Ku e morët informacionin për stadiumin? Nga televizori, që doli Rama e tha. Thamë më mirë të rrimë jashtë, sa të rrimë në shtëpi e të zbresim me vonesë. Në shtëpi nuk kishim dëme, vetëm qelqurina, por tronditja ishte shumë e madhe.

Pyetje: Natën sonte do e kaloni këtu? Nuk lëviz më, se jam e sëmurë, edhe e moshuar. Do rrimë këtu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit