“Do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2019, 11:28

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kthimin e kryeministrit Edi Rama nga një udhëtim në të cilin ishte nisur gjatë ditës së djeshme, kur nisi të bjerë tërmet.

Ai e ka nisur shkrimin e tij me një thënie të Erion Velisë, në të cilën kreu i bashkisë shprehet se dje e kuptuam se kemi nevojë të rrimë me nëri-tjetrin. Sipas Manjanit, ai është më i sigurt, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me Veliajn.

Në vijim, ish-ministri komenton kthimin e Ramës nga rruga, teksa thotë se është e paqartë se si u realizua kthimi, e shton ironikisht se ndoshta u hodh me parashutë.

Sa i takon mbledhjes së Ramës me kabinetin qeveritar në orët e vona, mund të thuhet se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë...

Image may contain: 1 person, beard and indoor

Ja postimi i tij i plotë:

Hajde mbaje propagandën tani! "Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin"- propogandon Erion Veliaj. Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty! Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo. Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit. Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për New York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye. Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë... Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri. Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë... Duket si gallatë, por jo më çudi. Nuk mbahen jo!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit