Tëmetet që lëkundën Shqipërinë lanë mbrapa shumë dëme material. Kryesisht këto dëme ishin në shtëpitë e vjetra dhe në pallatet e larta të ndërtuar së fundmi, duke nxjerrë kështu në pah neglizhimin dhe pakujdesinë e ndërtimeve që po bëhen.
Pikërisht për këtë fenomen ka reaguar edhe arkitektja e njohur Shpresa Leka.
Përmes një postimi në Facebook Leka bën apel për të parandaluar sipas saj babëzitjen e ndërtimeve në lartësi dhe institucionet shtetërore të rishikojnë normat e projektimit.
Sipas arkitektes, duhen luftuar pa kompromis firmat abuzuese të ndërtimit.