Njihni Yllkën, nxënësen që shet piktura për të blerë ilaçet e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2019, 11:15

Yllka është një vajzë e vogël, e cila ka ëndrra dhe dëshirat e saj, si çdo bashkëmoshatare. Ajo jeton dhe mëson në Prishtinë, por prej moshës së vogël është prekur nga një sëmundje e njohur si fibroza cistike.

Edhe pse trajtimi i saj kushton shumë dhe familja nuk është në gjendje të përballojë çdo shpenzim, vetë Yllka ka vendosur të ndihmojë prindërit. Ajo bën piktura shumë të bukura dhe më pas i shet.

Teknika që përdor e vogla është ajo me rrathë, një teknikë moderne dhe mjaft e pëlqyer kohët e fundit në Europë.

Siç tregohet në reportazhin e REL, Yllka shpjegon se terapia e saj kushton rreth 1 mijë euro, ndërsa e ëma, çdo para që ka fituar nga shitja e pikturave, e ka përdorur për terapinë e vogëlushes.

Nëna e saj thotë se kohët e fundit pikturat e Yllkës nuk po shiten si në fillim.

Ajo shprehet:

Në qoftë se ka të interesuar për të blerë piktura, Yllka mund ta sigurojë terapinë… Kostoja mujore e terapisë është shumë e lartë. Ajo kushton nga 1, 600 deri në 2,100 euro. Varet si e gjejmë, pasi në Kosovë nuk ka terapi të tillë. Ajo mund të sigurohet vetëm në Gjermani, Itali, Zvicër apo në Amerikë”.

Yllka ndjek mësimet në klasën e nëntë në Shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë dhe është nxënëse e shkëlqyer.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit