Shumë persona mund ta cilësojnë si natë tmerri atë që kanë kaluar. Kush ka qenë vetëm, me fëmijë të vegjël apo me persona të moshuar në banesë, pa diskutim që nuk ka bërë aspak një gjumë të qetë, për shkak të frikës nga lëkundjet.
Mirëpo, në këtë natë të frikshme kanë ndodhur edhe gjëra shumë të bukura, e këtë ka mundur ta dëshmojë mjekja Anika Dokle. Teksa bota mund të shkojë drejt fundit për shkak të dëmeve natyrore, njerëzimi vijon të ripërtëritet.
Kështu, siç shkruan mjekja në një postim të publikuar në Facebook, vetëm gjatë natës që lamë pas kanë ardhur në jetë 15 bebusha.
Ajo tregon: