Mbrëmjen e djeshme në Fushë – Krujë u qëlluan më armë zjarri Mariglen Haka dhe Shpresa Basha.
Sipas njoftimit të policisë Shpresa Basha nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë që Mariglen Haka është nën kujdesin e mjekëve.
Të dy u transportuan mbrëmjen e djeshme drejt spitalit të traumës. Në videon e publikuar nga ora news shihet momenti i mbërritjes së makinës dhe më pas janë mjekët e urgjencës ata që i marrin për t’i futur në spital.