Në vetëm 45 minuta Shqipëria u shkund nga tre tërmete të njëpasnjëshme.
Sipas të dhënave të EMSC, pas lëkundjes së regjistruar në orën 08:25, një tjetër tërmet u regjistrua në orën 09:05 të mëngjesit të së dielës me magnitudë 3.5 të Shkallës Rihter.
Ndërkohë që vetëm 4 minuta me pas u ndje një tjetër lëkundje 3.4 të Shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit të orës 09:05 ishte 31 km nga Tirana dhe 2 km nga Durrësi, ndërsa ajo e orës 09:09 ishte në Adriatik, me thellësi 44 km, dhe 39 km nga Tirana.
Të gjitha këto lëkundje konsiderohen normale nga sizmologët pas tërmetit prej 5.8 të shkallës Rihter që goditi vendin në orën 16:04 të së shtunës.