Barcelona e ka nisur mjaft keq sezonin e ri dhe kjo ka bërë që edhe pse merkatoja është mbyllur, drejtuesit katalanas të mendojnë që tani për merkaton e verës.
Ata kanë hedhur sytë nga kampionati francez dhe sipas asaj që shkruan “Sport”, spanjollët kanë shfaqur interes për të marrë mbrojtësin e majtë të PSG-së, Huan Bernat.
Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët do të provojnë ta afrojnë atë në merkaton e janarit.
Xhordi Alba nuk po kalon një formë të mirë dhe po vuan me dëmtimet, ndaj te Barcelona po mendojnë për pasuesin e tij.
Për Bernat, katalanasit ishin interesuar që kur ishte pjesë e Bayernit, por pa mundur të arrijnë një marrëveshje, që detyroi më pas lojtarin të kalojë në Francë.