105 të lënduar nga tërmetet, si është gjendja shëndetësore e qytetarëve?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2019, 09:37

Rreth 105 persona janë lënduar nga tërmetet e njëpasnjëshme dhe të forta që lëkundën vendin tonë gjatë ditës së djeshme. Të paktën këto janë shifrat zyrtare që vijnë nga ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani raportohet se 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës, pasi janë goditur apo kanë marrë dëmtime të shkaktuara nga tërmeti.

Aktualisht, 7 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim për shtyp, bën me dije se vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore me spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit.

Në këto spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit.

Spitalet janë në gatishmëri të plotë, me staf të përforcuar mjekësor. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim planin e gatishmërisë për rastet e emergjencave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit