Kryeqyteti duket si një vend i shkretuar këtë mëngjes. Në ccdo anë të zënë sytë godina të rrënuara, mure pallatesh të plasaritura, shenja rrënojash. Gjithccka falë lëkundjeve masive të tërmeteve të njëpasnjëshme që prekën vendin tonë.
Kujtojmë se tërmeti i fundit ra rreth orës 06:45 të këtij mëngjesi. Ai ishte me magnitudë 3.3 ballë dhe epiqendër kishte Durrësin.
Raportohet së shumë banorë zgjodhën ta kalonin natën jashtë, disa prej frikës nga të tjera lëkundje e disa të tjetër për shkak të dëmeve në shtëpitë e tyre.