Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë edhe një herë gjatë këtij mëngjesi. Ata që jetonin në Durrës dhe Tiranë, zona që e ndjenë më shumë lëkundjen nga tërmetet, kanë qenë gjithë frikë.
Lëkundjet nuk e kishin në plan që të pushonin pasi godisnin çdo një orë gjatë natës.
Nga të dhënat e deri tanishme bëhet fjalë për të paktën 28 tërmete që kanë lëkundur zonën Durrës-Tiranë. Të tjera lëkundje janë ndier rreth orës 08:37 mëngjesin e së dielës.
Lëkundjet vazhdojnë në zonë e Durresit. Këtë herë ishte 3.2 ballë.
Ndërkaq, tërmeti më i fundit ishte me magnitudë 3.5 dhe ra rreth orës 09:05.
Thuajse të gjithë tërm etet kanë pasur epiqendër detin Adriatik në Durrës.
Raportohet së shumë banorë zgjodhën ta kalonin natën jashtë, disa prej frikës nga të tjera lëkundje e disa të tjetër për shkak të dëmeve në shtëpitë e tyre.