Barcelona surprizohet në javën e 5-të të La Liga.
Kampionët e Spanjës janë "poshtëruar" nga ekipi i ngjitur këtë sezon në La Liga, Granada. Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar të zotëve të shtëpisë për të marrë 3 pikët ndaj një Barcelone të "ftohtë”.
Azeez shënoi pas 2 minutash lojë, teksa aktivizimi i Leo Messit në 45 minutëshin e dytë nuk ndryshoi asgjë. Madje, Granada gjeti edhe golin e dytë me autor, Vadillo. Përpos fitores ndaj një kundërshtari të fortë si Barcelona, Granada provon për pak orë shijen e kryesimit të La Liga, të cilën e udhëheq me 10 pikë pas 5 javësh.
Ndërkohë, Barcelona koleksionon humbjen e dytë në këtë start të edicionit, ku numëron 7 pikë në vendin e 7-të.