Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Nikël, Fushë Krujë.
Hallë e nip janë qëlluar me armë zjarri përpara banesës së tyre. Sipas raportimeve, të plagosurit janë 27-vjeçari Mariglen Haka si dhe halla e tij, Shpresa Basha.
Por, për fat të keq, Shpresa Basha raportohet të ketë ndërruar jetë në spital. Nipi i saj 27-vjeçar vazhdon të marrë kujdes shëndetësor në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mariglen Haka rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Në qershorin e 2011-ës ai u vu në pranga nga policia si i akuzuar për eliminimin e Nadien Zenelit në zonën e Bllokut në Tiranë.