JOQ Albania
Home

E rëndë në Shkodër, boksieri bullgar humb jetën pas duelit me shqiptarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/09/2019 20:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në turneun e boksit  “Shkodra Boxing Night”, i cili po mbahet pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Boksieri bullgar, Isus Velchkov ka ndërruar jetë gjatë duelit që ishte duke zhvilluar ndaj durrsakut Ardit Murja. Sipas“shkodrasport.com”, ngjarja ndodhi në raundin e pestë të duelit mes dy boksierëve.

Fillimisht boksierit bullgar iu dha ndihma e parë direkt në ring nga mjeku i turneut. Më pas, ai është transportuar për në Spitalin Rajonal te Shkodres ku eshte munduar t’ i jepet ndihma e duhur por sipas informacioneve gjendja e tij nuk është permiresuar teksa është ndarë edhe nga jeta.

Mësohet se boksieri bullgar ka patur një arrest kardiak, duke mos e përballur dot ritmin e sfidës. Një ngjarje e rëndë që ka ndërprerë për minuta të tëra turneun, që nuk dihet nëse do të vijojë apo jo.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/