JOQ Albania
Home

Ngjashmëri e frikshme në fizik dhe në lojë, sozia e Messit po shkëlqen me Porton
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/09/2019 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi ka dominuar vitet e fundit në futboll, duke fituar shumë trofe, si me Barcelonën, ashtu edhe në aspaktin personal.

Mosha kalon dhe yllit argjentinas po i afrohet fundi i karrierës. Të gjithë fansat e futbollit, sidomos ata të Messit po vajtojnë faktin se nuk do munden të shohin më magjitë e tij.

Shumë futbollistë të tjerë janë përpjekur t’i afrohen për nga stili i lojës, por nuk ja kanë dalë.

Së fundmi, një djalosh 16-vjeçar nga Portugalia duket se është në rrugë të mbarë për të qenë ai ndoshta pasuesi ideal i "pleshtit".

I gjatë sa Messi, pra 1.70 dhe me flokët fiks si të argjentinasit, djaloshi i quajtur  Francisco Conseiçao ka rënë se tepërmi në sy në Portugali, madje luan edhe me të rinjtë e kombëtares portugeze.

Sikur mos mjaftonte ngjashmëria fizike, 16-vjeçari ka thuajse të njëjtin stil loje si Messi. Sigurisht do i duhet jashtëzakonisht shumë punë për t’u bërë një Messi, por duket në rrugë të mbarë deri tani…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/