Teksa Milani pret të luajë sonte në mbrëmje derbin ndaj Interit, lojtari kroat i kuqezinjve, Ante Rebic ka marrë një lajm tronditës nga UEFA.
Ai është dënuar me 5 ndeshje pezullim, pasi kishte kritikuar gjyqtarin e takimit, gjatë ndeshjes së tij të fundit me Frankfurtin.
Kroati ishte përjashtuar nga loja me karton të kuq në ‘Play Off’ të Ligës së Evropës, kundër Strasbourg, më 29 gusht dhe reagimi i tij nuk kishte qenë aspak i hijshëm.
“Rebic është pezulluar me pesë ndeshje në kompeticionin e UEFA për ashpërsi në lojë dhe kritika drejt zyrtarëve të ndeshjes” thuhet në deklaratën e UEFA-s.
Megjithatë, mungesa e tij nuk do ndihet menjëherë, pasi Milani nuk paraqitet këtë edicion në Ligën e Evropës. Lojtari, nga ana tjetër tjetër do ta përfundojë dënimin e tij në atë kohë kur skuadra paraqitet në këtë kompeticion.