JOQ Albania
Home

Nard Ndoka i nxjerr të palarat Ramës: E ka pijen të keqe, bërtet, ulëret
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/09/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur në lidhje me marrëdhënien dhe raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama, ai tregon se edhe pse në parlament debatojnë, pasi janë kundërshtarë politikë, herë pas here e konsumojnë ndonjë gotë verë bashkë.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin e Kastro Zizos, Ndoka është pyetur për llojin e marrëdhënies që ka me kreun e qeverisë. Politikani shprehet se me kolegët e tjerë diskutojnë, ndajnë ide e pikëpamje, por kjo gjë me Ramën nuk ndodh.

Ai shton se me të nuk ka patur ndonjë klimë shumë miqësore. Në lidhje me mënyrën se si reagon “burri i shtetit” kur e zë pija, e konkretisht vera, me të cilën Nardi pranoi se i kishte kthyer disa gota, kreu i PDK-së “i nxorri të palarat” Ramës.

Ndoka u shpreh kështu:

Rama pi dhe e ka pijen e keqe. ka me të bërtitur, me të ulëritur. I duket vetja më i fortë kur është nën avujt e alkoolit. I pëlqen stili autoritar, ma shprehu këtë, tregonte më shumë emocion”.

Risultati immagini per edi rama, nard ndoka

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/