JOQ Albania
Home

La princin miliarder, e reja ia vë syrin ish të dashurit të Miley Cyrus
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/09/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktore që në vegjëli dhe me një jetë mjaft problematike, Lindsay Lohan ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies me princin saudit. 33-vjeçarja frekuentohej prej një kohe të gjatë me miliarderin Mohammad bin Salman.

Tashmë e reja është beqare dhe lajmin e ka dhënë vetë ajo. Lohan ishte e ftuar në një emision mëngjesi në Australi ku pohoi ndarjen. Teksa nuk dha detaje në lidhje me fundin e marrëdhënies, 33-vjeçarja duket se nuk ka në plan të qëndrojë vetëm dhe për shumë kohë.

Ajo duket se është gati të mos humbë kohë por të nisë një marrëdhënie të re me Liam Hemsworth, ish të dashurin e të famshmes Miley Cyrus.

Thashethemet se ajo dhe 29 vjeçari mund të jenë në prag të një lidhjeje të re filluan pas komentit të Lohan në foton e Liam në Instagram.

Lindsay shkruante:

Pse nuk u takum në Sidnei ose në Bondi?”

Ndoshta një romancë e re është në rrugë e sipër.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/