Luhet sonte Milan-Inter, ja disa fakte që duhet t’i dini për derbin e madh

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21.09.2019, 10:54

Java e gjashtë e Serisë A, sjell derbin e madh të Italisë, Milan-Inter. Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, do të përballen sonte në orën 20:45 mes tyre në derbin e parë të këtij sezoni.

Duke qenë se bëhet fjalë për një nga ndeshjet derbi më të mëdha në botë, të dyja skuadrat do përpiqen të jenë të pagabueshme dhe do kërkojnë me ç'do kusht fitoren. Ndërkaq, po ju njohim me disa statistika dhe fakte interesante rreth kësaj ndeshje:

– Ndeshja me më shumë gola e zhvilluar mes Interit dhe Milanit është ajo e 6 nëntorit 1949. Plot 11 gola të realizuar, me fitoren e Interit 6-5

– Ndeshja e parë zyrtare mes Milanit dhe Interit u luajt në kampionatin e vitit 1909, më saktësisht më 10 janar, kur në “Camp Milan” të Porta Monfortes kuqezinjtë fituan 3-2 falë golave të shënuar nga Trere II, Lana dhe Laich, ndërsa zikaltrit u përgjigjën me Gama dhe Schuler

– Por, ndeshja e parë e historisë (jo zyrtare) u zhvillua jashtë Italisë, në Locarno të Zvicrës. Shumë pak informacione ka për atë përballje, por dihet data (18 tetor 1908). U fitua nga Milani 1-0 me golin e Pierino Laria dhe u luajt me dy pjesë nga 25 minuta

– Goli më i shpejtë i Interit: Sandro Mazzola (13 sekonda, 24 shkurt 1963)

– Goli më i shpejtë i Milanit: Pato (43 sekonda, 2 prill 2011)

– Goli më i vonë i Interit: Adriano (90’+3, 11 dhjetor 2005)

– Goli më i vonë i Milanit: Zapata (90+7′, 15 prill 2017)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit