Për të qarë apo për të qeshur?! Fëmijët e Tiranës duan të lahen, “futen me kokë” në shatërvanin e qytetit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.09.2019, 11:06

Mungesa e ujit prej më shumë se dy muajsh i ka detyruar qytetarët e Tiranës të gjejnë zgjidhje alternative për të plotësuar nevojat e tyre.

Disa dalin me bidona në duar, disa mbajnë radhë të gjata në burime dhe disa shfrytëzojnë ato pak shatërvane me ujë në Tiranë për të hequr papastëritë që u janë krijuar.

Një video sa për të qeshur, aq edhe për të qarë ka mbërritur ditën e djeshme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Në video shihen dy fëmijë, të cilët shfrytëzojnë ujin e shatërvanit në Zog të Zi për nevojën e tyre bazike që me siguri në shtëpi i mungon. Ata lahen dhe në të njëjtën kohë përcjellin një mesazh tek të gjithë ata që i shikojnë dhe nuk reagojnë.

“Kjo është Tirana e sotme”,- duan të thonë ata!

Për të vënë duart në kokë! Orarin në të cilin këta fëmijë duhet të ishin në shkollë, kryejnë nevojat që Bashkia ka kohë që nuk ia plotëson.

Krahas VIDEO-s qytetari shkruan:

Kur s'ka ujë në shtëpi, do lahesh te shatërvani që ka ujë, ça të bësh...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit