Aktorja e njohur e humorit , Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës të lumtur 3-vjeçare me bashkëshortin Aleks.
Gjërat mesa duket kanë ndryshuar shumë shpejt, ku sipas fjalëve, Rudina ka nisur një romancë të re me një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, raporton BoldNews.
Kohët e fundit Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e ish-deputetit, gjë që e ka cuar drejt divorcit me Aleksin, me të cilin aktorja ka dhe një vajzë.
Marrëdhënia mes tyre është vënë re që është ftohur, për shkak se aktorja pushimet e verës i kaloi vetëm me të bijën dhe shoqërinë, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi.
Gjithashtu në rrjetet sociale të Rudinës kanë zënë vend vetëm fotot dhe dedikimet për të bijën.