Eksperiment social i Rilindjes/ Edhe sa do durojnë pa ujë Tironsit?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.09.2019, 08:58

Viti 2019 dhe akoma denoncojmë mungesën e ujit. Turp kush e dëgjon, turp kush hesht dhe turp e më turp kush rri duarkryq. Qytetarët e Tiranës po kalojnë me të vërtetë një periudhë shumë të vështirë kohët e fundit. Mungesa e ujit në rubinetët e shtëpive prej disa muajsh, dashur pa dashur po i bënë pjesë të Mesjetës.

Duket pak i ashpër si etiketim, por kur sheh persona që mbajnë në duar bidona plastikë, enë kuzhine të mbledhura grumbull, familjarë të cilët presin në ballkonin e shtëpisë autobotin me krahë engjëlli, radhë të gjata në zonën e Dajtit, të krijohet ideja sikur epoka e prapambetur po bën një rekrusivitet.

Edhe këto kishin mangët qytetarët e shkretë. Përditë përballen me trafikun, kushtet e këqija të transportit publik, koshat e tejmbushur nga plehrat, gjoba të pasqaruara, policë bashkiakë që ndjekin këmba-këmbës dikë që shet perime apo kulla të larta që po i marrin frymën dita-ditës.

Të mendosh se “Ujë 24 orë” ishte premtimi që kryebashkiaku I cmimeve nuk e hiqte nga goja në cdo takim. E thoshte dhe e stërthoshte me vetëbesimin më të madh, a thua se kjo ishte e garantuar. Sot është inekzistent! Asnjë fjalë prej tij! Asnjë zgjidhje për papastëritinë që po përjetojnë qytetarët, të cilët edhe e kanë votuar, pikërisht nga këto premtime.

Lali i Tironës lëviz, lobon dhe propagandon në qytetet e Europës, Tiranën që vetëm ai ia sheh arritjet, parqet, sheshet dhe kullat miliarda euroshe. Tironsit presin! Ankohen, shajnë, bërtasin dhe nuk gjejnë zgjidhje.E dinë që durimit po i vjen fundi, por presin që papastërtia e tyre dhe e fëmijëve t’i kthehet në forcë.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit