Berlusconi tallet keq me Milanin, lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.09.2019, 01:01

Vitet e fundit, skuadra e Milanit po kalon momente të vështira, shumë larg shkëlqimit të dikurshëm.

Lidhur me situatën aspak të favorshme të 7 herë kampionëve të Europës ka reaguar edhe ish-presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, i cili nuk i ka kursyer batutat ndaj "kuqezinjve".

Në një proncim të shkurtër për mediat italiane, bosi italian u shpreh se po mendon të organizojë një miqësore mes Milanit dhe klubit të Monzës që drejtohet prej tij.

Ai shtoi me shaka se me siguri që Monza do të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj "kuqezinjve".

Berlusconi tha:

Kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i thashë të organizojmë një miqësore. Me siguri që do të fitojmë 3-0 (qesh). Kush ka parë Monzën së fundmi është argëtuar dhe i ka shijuar ndeshjet. Dallohet efekti i skemave të studiuara nga unë, Broki dhe Galiani.”

Silvio Berlosconi ka qenë 20 vjet në krye të klubit të Milanit, nga viti 1986 deri në 2004 dhe më pas e mori sërish drejtimin për periudhën 2006-2008.

Ish-kryeministri italian mund të cilësohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit.

Kujtojmë këtu se Milan luan sot në mbrëmje në orën 20:25 derbin ndaj Interit, i cili pritet me mjaft interes edhe në Shqipëri, ku tifozët e këtyre dy skuadrave janë të shumtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit