E bija ka “pushtuar” mediat rozë, befason ish-deputetja: Fotot provokuese ja bëj vetë, s’e ndaloj të shfaqë hiret e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2019, 21:02

Format e shkëlqyera fizike dhe postimet provokuese që realizon në rrjetet sociale, e kanë bërë të jetë një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Po flasim për Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes demokrate, Albina Deda.

Ada është mjaft e njohur edhe për shkak të pjesëmarrjes në disa videoklipe të këngëtarëve shqiptarë.

Së fundmi, ish-deputetja, Albina Deda, ka treguar se si është ndjerë teksa vajza e saj është komentuar në media të ndryshme për shkak të fotove provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Deda u shpreh në emisionin "Rudina" në Tv Klan se fillimisht nuk ndihej mirë, por më pas ia ka toleruar vajzës fotot provokuese, pasi ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me vajzën e saj.

Ish-deputetja tha:

Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të mediave i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja. Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund t'i futet edhe politikës.”

E ftuar në studio ka qenë dhe Ada, e cila u shpreh se kur janë me pushime, fotot ja bën mami.

Ajo u shpreh:

Ka pasur edhe momente që kur shihte lajmet, mi çonte mua dhe më shkruante: Shiko çfarë kanë bërë. Por unë vija dhe e merrja me të mira. Asnjëherë s’më ka thënë mos bëjë foto, por kur jemi me pushime mi bën ajo fotot.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit