JOQ Albania
Home

Pse Amazon dëshiron të skanojë dorën tënde?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/09/2019 16:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Amazon po teston një mënyrë të re të të paguarit tek zyrat e tij në New York: skanimin e dorës. 

 

Ja si funksionon: Përdoruesit duhet të vendosin duart në një skaner special që përdor një kompjuter vision dhe gjeometri për të identifikuar cdo formë unike të dorës dhe përmasë. Konsumatorët e Amazon Prime duhet të shkojnë në dyqanet në mënyrë që duart e tua të kapen dhe të lidhen me llogaritë përpara se ata nisin të përdorin këtë mënyrë pagese. 

 

Metoda e re e pagesës do të ndihmojë që proceset e transaksioneve të bëhen më shpejt. Ndërkohë që një transaksion tipik me kartë zgjat tre ose katër sekonda, teknologjia e re e Amazon mund të nisë procesin në më pak se 300 milliseconds. Nuk është një koncept i ri. Gjeometria e dorës, sic quhet ndryshe biometrike, ka qenë përdorur më parë për të mbrojtur aksesimin tek rezidenca e Olympic Village. 

 

Sistemi që mat gjeometrinë e dorës përdor një kamera dixhitale dhe një dritë për skanim. Kur ti shikon një të tillë, thjesht vendos dorën në një sipërfaqe të rrafshët dhe shtrin gishtat në mënyrë që të lexohen më qartë. Një kamera kap disa foto të dorës tënde dhe hijeve që ajo formon. Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar gjatësinë, gjerësinë, dhe formën e gishtërinjve dhe të dorës. Më pas ajo është e përkthyer në një model numrash nëpërmjet një algoritmi. 

 

Ndërkohë që gjeometria e dorës është përgjithësisht e besueshme, njerëzit kanë duart e tyre unike të cilat nuk ndryshojnë përgjatë rritjes, duart nuk janë aq unike sa fingerprints ose irisi, të cilat janë më shumë të përdorura si forma biometrike për hapjen e aplikacioneve në celular ose për të bërë blerje. Për shembull, duart e tua mund të ndryshojnë përmasat dhe formë nëse pesha jote ndryshon. Inxhinierët e Amazon po punojnë për ta përmirësuar këtë teknologji.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/