JOQ Albania
Home

Google Search mund të të drejtojë ty pikërisht në atë pjesë të videos që të nevojitet
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/09/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google Search është tanimë në gjendje të të drejtojë ekzaktësisht në ato pjesë të videos që të nevojiten. Feature i ri punon duke vendosur timestamp nga një përshkrim i videos. Për momentin ky feature punon vetëm për përdoruesit që kërkojnë në Youtube në gjuhën angleze, por Google thotë që po punon që të sjellë këtë funksionalitet tek më shumë publikues të videove në të ardhmen, duke përfshirë CBS Sports dhe NDTV. 

 

Ky feature do të të ndihmojë tw identifikosh informacionin që ti ke nevojë në tutorialet e videove, sigurisht që Youtube është burimi kryesor. Problemi kryesor është se aktualisht të marrësh të informacionit që ty të nevojitet nga këto video mund të jetë paksa e vështirë. Pavarësisht nëse një video tutorial përmban disa skena ku informacioni që ju nevojitet është vendosur thellë në gjysmën e dytë ose një kanal i cili ju kujton që ti bëni like dhe subscribe në fillim të videos, tool i ri i Google do ta bëjë më të lehtë procesin e marrjes së informacionit të nevojshëm.

 

Problemi i vetëm  është se feature për momentin mbështet në timestamps të krijuesit të përmbajtjes, domethënë dobia e tij varet nga informacioni që njerëzit japin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/