JOQ Albania
Home

Prej mijëra vitesh i ‘varrosur’ nën tokë, arkeologët zbulojnë mozaikun që tregon një nga mrekullitë e Jezusit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mozaik që paraqet Jezu Krishtin duke ushqyer të 5000-të është zbuluar poshtë një qyteti antik afër detit Galilee.

Mozaiku i cili besohet se daton rreth 1,500 vite më parë, i ka lumturuar shumë arkeologët të cilët e kanë kaluar të gjithë verën duke kërkuar në zonë për prova historike.

E ashtuquajtura Kisha e Djegur në Hippos, Izraeli verior, u shkatërrua nga një zjarr në vitin 700 pas lindjes së Krishtit, gjithsesi dyshemeja e cila ishte e zbukuruar me mozaik mbeti e ruajtur mirë nga një shtresë e trashë hiri.

Skenari i paraqitur në mozaik si duket paraqet një nga mrekullitë që përmendet në Dhiatën e Re, sipas saj, Jezusi ka përdorur vetëm 5 bukë dhe dy peshq për të ushqyer 5000 njerëz që ishin mbledhur.

Një ekip nga Universiteti i Haifa-s e zbuloi Kishën e Djegur në vitin 2005, por gërmimet për të kanë nisur vetëm gjatë kësaj vere.

Arkeologia Michael Eisenburg u shpreh:

Mund të ketë shpjegime të ndryshme për mënyrën sesi përshkruhet buka apo peshku në mozaik, por nuk mund ta mohosh ngjashmërinë e përshkrimit në Testamentin e Ri."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/