JOQ Albania
Home

Ngriti tabelën dhe kërkoi para për birra, tifozi arrin të mbledhë 67,000 dollarë nga dhurues të ndryshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tifoz amerikan futbolli arriti që të mblidhte 67,000 dollarë pasi ngriti një tabelë para kamerave ku kërkonte para për birra.

24-vjeçari Carson King, kishte shkuar të shihte një ndeshje futbolli dhe ndërsa mbështeste skuadrën e tij, ai po mbante ngritur edhe një tabelë.

Në tabelë shkruhej" ‘Kam nevojë të furnizohem me Busch Lite [një birrë amerikane], Venmo [një aplikacion për transferimin e parave], Karson-King 25."

Kjo shaka e tifozit u transmetua më pas edhe në një kanal sporti dhe ajo që nisi si diçka gazmore filloi në fakt që t’i sillte para të riut nga gjithë Amerika.

Venmo është një aplikacion që të lejon të transferosh para nga një llogari në tjetrën duke përdorur vetëm emrin e përdoruesit, dhe kjo e bëri më të lehtë të gjithë situatën. Gjithsesi, pasi e kuptoi se po i vinin shuma të mëdha parash, King vendosi që të bënte diçka të mirë me to.

Me një pjesë prej tyre u furnizua me birra ndërsa pjesën tjetër ia dhuroi një spitali fëmijësh.

Por, nuk mbaron këtu, kur kompania e birrës dhe e aplikacionit për transferime parash dëgjuan për këtë histori, ato vendosën që të dhuronin po aq para për spitalin e fëmijëve sa Carson.

Kështu, si përfundim, për fëmijët e sëmurë shkuan rreth 200,000 dollarë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/