JOQ Albania
Home

Pesë iPhone X e 8 patenta, kjo është 23-vjeçarja që shpenzon 700 paund në vit për të zëvendësuar gjërat që humb
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 12:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur ndonjëherë që të humbasin sendet personale që kemi me vete. Por, një 23-vjeçare e ka çuar humbjen e sendeve vetjake në një tjetër nivel.

Vicki Beaver i ka humbur gjërat e saj jo pak, por plot 16 herë deri më tani. Nëse ajo do t’i llogariste të gjitha gjërat që ka humbur vlera mund t’i shkonte deri në 700 paund.

Mes atyre që ajo ka humbur brenda një viti përfshihen 4 palë syze, 8 patenta dhe 5 iPhoneX.

Duke folur për problemin e saj, Vicki u shpreh:

E kam humbur pasaportën një herë, kartën e studentit, kam humbur patentën 8 herë. Kur e humba pasaportën për shembull, e kam harruar diku në aeroport. Nuk e kuptova derisa arrita në shtëpi.."

Sa i përket patentës, ajo thotë qe njërën e humbi një natë kur kishte dalë me miqtë e saj.

Më tej, Vicki thotë:

Çdo grup ka nga një pjesëtar që është gjithmonë duke humbur gjëra, ju garantoj që unë jam ai person."

E reja shpreson që ky ‘ves’ t’i kalojë shpejt ndryshe nuk i ka fare punët mirë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/