JOQ Albania
Home

Po zbriste nga makina, të riut i vjen plumbi nga 3 km largësi dhe i mbetet mes kokës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri nga Rumania shpëtoi gjallë pasi mori një plumb në kokë, nga një e shtënë që vinte prej  3.2 kilometrash larg.

Duke qenë se vinte nga distancë  e largët, plumbi i mbeti mbi sipërfaqen e kokës.

Edhe pse ishte shumë larg nga skena ku po hapej zjarr, 22-vjeçari përfundoi me një plumb i cili kishte mbetur pjesërisht jashtë dhe pjesërisht brenda kafkës së tij.

I riu sapo kishte dalë nga makina, dhe ndodhej goxha larg nga rreziku në momentin që u godit nga plumbi i qëlluar prej një oficeri policie në qytetin Targu Carbunesti.

Duke qenë 22-vjeçari ishte shumë larg nga vendi ku u hap zjarr, plumbi nuk pati më fuqinë e nevojshme që t’i hynte plotësisht në kafkë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të mbeste diku në mes.

Ai u dërgua në spital, por menjëherë mori vesh se nuk mund të bënte operacion menjëherë pasi situata mund të përkeqësohej. Kështu, i riu shkoi në një spital tjetër, ku specialistët arritën që t’ia hiqnin me sukses.

Pasi kaloi incidenti, ai u shpreh se po dilte nga makina në momentin që ndjeu një dhimbje në kokë. Sa i përket policit, ai kishte qenë duke testuar aftësitë e tij për të qëlluar bashkë me një koleg tjetër.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/