Kodi Lee është 23 vjeçari i verbër dhe autik, i cili ka rrëmbyer zemrën e mijëra njerëzve në mbarë botën. Ditën e djeshme ai rrëmbeu fitoren e America's Got Talent.
I riu i prekur nga autizmi është shprehur se ndihet shumë i emocionuar dhe se diçka e tillë është si e pabesueshme për të.
Në performancën finale, ai këndoi këngën “You are the reason” në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher.
Për fitoren, Kodi Lee do të shpërblehet me çmimin e 1 milionë dollarëve.
Kodi u kthye në fenomen që në maj kur dha performancën e parë, duke lënë pa fjalë jurinë dhe publikun. Ai këndoi këngën e Leon Russell, "A song for you".