JOQ Albania
Home

Njihuni me 27-vjeçaren që relaksohet kur merimangat i ‘shëtisin’ në fytyrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 8:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Australi nuk e ka fare problem që të lërë merimanga të ndryshme, edhe helmuese, që t’i lëvizin nëpër fytyrë.

27-vjeçares Tarni Roebuck nga Queensland, i pëlqen shumë krijesat me 8 këmbë, që jo pak persona i kanë fobi, t’i mbajë në fytyrë dhe t’i filmojë.

Më pas ajo i ndan videot me ndjekësit e saj në Instagram.

Tarni filloi të merreshe me merimanga përpara 4 vitesh dhe thotë se ato janë një formë terapie për fytyrën pasi janë shumë te lehta dhe kur ecin duket sikur e masazhojnë.

Ajo shpjegon:

Ndihem shumë e relaksuar dhe shpesh edhe emocionuar sidomos nëse jam duke mbajtur ndonjë nga speciet e mia të preferuara. Më pëlqejnë më shumë merimangat me mëdha. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me merimangat të cilat më shërbejnë si antistres dhe më ndihmojnë që të kujtohem të shijoj gjërat që më rrethojnë."

Gjithsesi të vendosësh merimanga të rrezikshme në fytyrë nuk duket edhe aq ide e mirë. Por, Roebuck thotë që kujdeset që kontaktet me to t’i ketë të pakta.

27-vjeçarja thotë gjithashtu se gjatë këtyre viteve nuk është pickuar asnjë herë të vetme nga to dhe se do që t’u tregojë njerëzve që merimangat nuk kanë pse të jenë krijesa të frikshme.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/