JOQ Albania
Home

Pantera e zezë lë ‘xhunglën’, gjendet duke bërë ‘xhiro’ nëpër çatitë e shtëpive
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/09/2019 7:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të jemi mësuar me idenë e të parit mace që hipin nëpër lartësi të ndryshme pa ndonjë vështirësi të madhe.

Por, a keni parë ndonjëherë ndonjë panterë të zezë duke bërë ‘xhiro’ nëpër shtëpi të banuara?

Kjo nuk ndodh çdo ditë por pa dyshim ka ndodhur në një vend në Francë kur njerëzve u zunë sytë një ‘mace’ të madhe të zezë duke ecur mes ndërtesave.

Në Armentière u thirrën shërbimet e emergjencës pasi njerëzit po raportonin se kishin parë një kafshë të madhe duke ecur mes shtëpive. Pantera, e cila ishte në madhësinë e një Labradori, sipas banorëve ndalonte dhe shihte trenin aty afër teksa kalonte.

Ndërsa mediat në Francë raportojnë se ajo u ngjit gjithashtu në një apartament brenda të cilit ndodhej një vajzë 15-vjeçare. Sapo e pa ‘macen e madhe të zezë’ vajza ia mbathi nga dhoma.

Gjithsesi, për fat të mirë pantera nuk ishte agresive.

Kader Laghouati, nga ‘Animal Protection League’, u shpreh për mediat se si duket kafsha ishte e zbutur dhe nuk tregonte fare shenja agresiviteti. Kthetrat i ishin prerë ndërsa një veteriner që e kontrolloi tha se kishte shëndet të mirë.

Ai e qëlloi me një qetësues dhe më pas pantera u fut në një kafaz dhe iu dorëzua qendrës Animal Protection League.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/